Edhe pesë ditë afat për ta formuar Qeverinë, Kurti- shqiptarëve në Londër: Nuk është kollaj

Edhe pesë ditë afat për ta formuar Qeverinë, Kurti- shqiptarëve në Londër: Nuk është kollaj

Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti gjatë një tubimi me diasporën shqiptare në Londër ka folur hapur për krijimin e qeverisë së re.

I mandatuar nga presidentja e Kosovës për formimin e qeverisë Kurti 3, ai ka thënë se po përpiqet maksimalisht deri të dielën ta formojë qeverinë e re, por e pranon se nuk do ta ketë kollaj.

Kurti ka përmendur zgjedhjet si alternativë, në rast se nuk bëhet qeveria e re, pasi thotë se opozita nuk po duket që ka vullnet e synim për ta bërë qeverinë e re.

Video e mëposhtme është realizuar nga gazetari shqiptar në Londër, Ermal Hallaçi.

Shpërndaje në: