Edhe pse fitoi kundër Letonisë, Kosova bie nga rang lista e FIFA-s
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll në rang listën më të re të FIFA-s (Federata Botërore të Futbollit) është pozicionuar në vendin e 62-të, ndërsa ajo e Kosovës në vendin e 177-të.
Kurse kombëtarja e futbollit të Maqedonisë nuk ka ndryshime sa i përket plasimit në listën e FIFA-s që do të thotë se vitin 2017 do ta përfundojë në pozitën e 76-të.
Poashtu, nuk ka ndryshime as në 10 pozitat e para të listës së FIFA-s. Gjermania edhe më tej është lidere në listë, para Brazilit dhe Portugalisë. Në dhjetë vendet e para edhe më tej janë kombëtaret si Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.



