Edhe Rita Ora lut fansat të rrinë në shtëpi, thotë “Të dua” në shqip

Edhe Rita Ora lut fansat të rrinë në shtëpi, thotë “Të dua” në shqip

Në kohën kur të gjithë po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19, nuk mungojnë as video-mesazhet inkurajuese nga artistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve shqiptare.

Një mesazh së fundmi për shqiptarët e ka dërguar edhe këngëtarja me famë internacionale, Rita Ora.

Video-mesazhin e saj e ka shpërndarë në llogarinë zyrtare, Instagram, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Rrini në shtëpi, lani duart e mos kini frikë – një mesazh i thjeshtë nga Rita Ora për të gjithë në betejën mjekësore dhe mendore ndaj Coronavirus, COVID19”, ka thënë ajo.

Të njëjtin po ashtu e ka ndarë në Instagram edhe vet ylli 29-vjeçar, aty ku ndiqet nga hiç më pak se 16.1 milionë njerëz.

Siç u raportua, tanimë ka shkuar në 51 numri i të prekurve me coronavirus në Shqipëri, prej tyre 1 mjek dhe 3 infermierë.

Ndërsa në Kosovë, 15 persona deri më tani janë diagnostikuar me virusin COVID-19.

Rita momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj më të ri “How to be lonely” apo në shqip “Si të jesh e vetmuar”, të cilin e lansoi më 13 mars në versionin ‘audio’ dhe tani ka arritur të grumbullojë mbi 600 mijë klikime.

Shpërndaje në: