Edhe Steven Seagal akuzohet për ngacmim seksual (Foto)
Portia de Rossi këtë të mërkurë kishte treguar se ka pasur një takim të pakëndshëm e aktorin Steven Seagal gjatë një audicioni. Duke u bërë kështu ajo e dyta aktore, e cila e akuzoi aktorin në fjalë për sjellje të keqe seksuale vetëm gjatës javës së fundit.

Aktorja 44-vjeçare ka shkruar në Twitter se Seagal “hoqi pantallonat e tij prej lëkure” ndërsa ishin në zyrën e tij. Rossi kishte shkuar në audicion për një rol në filmin të cilin ishte duke e bërë aktori.
“Audicioni jem final për në filmin e Steven Segal u zhvillua në zyrën e tij. Ai më tregoi se sa e rëndësishme ishte që të kishim kiminë jashtë ekranit ndërsa më ulte dhe hoqi pantallonat prej lëkure “, kujton ajo.
“Vrapoja dhe thirra agjentin tim, epo, nuk e dija nëse ai ishte tillë’, – tha ajo.

Ndërsa më pas përmes një postimi në Tëitter kishte reaguar edhe prezantuesja e njohur Ellen Degeneres, e cila është e martuar me aktoren Rossi.
“Jam krenare me bashkëshorten time”, kishte shkruar prezantuesja.

Pas aktores Portia de Rossi, javën e kaluar edhe aktorja Julianna Margulies gjatë një interviste në SiriusXM, kishte akuzuar aktorin Seagal për sjelljë të papërshtatshme. Ai kishe rrëfyer një histori se si aktori e kishte ftuar në një dhomë hoteli, por aktorja ka shtuar se nuk u dëmtua.




