Edhe Ulpiana Lama përfshihet në debatin për dukjen e Meghan Markle

Edhe Ulpiana Lama përfshihet në debatin për dukjen e Meghan Markle

Dukja e Meghan Markle në ditën e martesës së saj me Prince Harry, ka nxitur një debat të madh në Kosovë. Ishte anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, e cila e nisi këtë debat. Më pas në të u përfshi edhe grimerja e famshme kosovare, Sellma, e nxitur nga komenti i Xharrës.

E në këtë debat nuk ka mundur të rri pa u përfshirë edhe Ulpiana Lama, zëvendës ambasadorja e Republikës së Kosovës në Francë.

Lama ka thënë se mënyra e veshjes dhe dukjes është një instrument komunikimi.

Ajo ka folur edhe për motrat Kardashian, për të cilat ka thënë se kanë ndikim, megjithatë dikujt i duken vulgare.

Shkrimi i plotë:

Sa nuk eshte shuar jehona rreth ngjarjes ne Ëindsor, po i ndaj nja dy persiatje…

 

Ta bej te qarte qe ne fillim: jam republikane!

Sidoqofte, zhvillimi i fundjaves ne oborrin mbretëror britanik pati, siç edhe pritej, ndikim global.

 

Se pari, shume e komentuar nder ne- dukja. Mirepo, a nuk eshte veshja, dukja, instrument komunikimi? Mesazhe qe dergohen e lexohen, kode qe duhet të korrespodojne te të dy – derguesi e marresi. Zgjedhja e Meganit pranohet nga ai qe ka perballe dhe ata qe ka perreth. Kujdes, jemi ne terrenin e simboleve. Vetem ajo thjeshtesi imazhi do i jepte qashtersine qe justifikon veshjen e fustanit te bardhe, ne martesen e dyte. Sigurisht, flet per perkatesine e re shoqerore. Gjakblu ajo nuk ishte, por elegante dhe e fisme pa fund, cka i mundesoi nje tranzicion thuajse organik ne statusin e ri, kapacitet qe pakkush e ka, andej apo kendej.

 

Stili e dramat tip Kardashian etj,etj., nuk jane shpikje shqiptare / kosovare. Imazhe të ekzagjeruara ka ne Amerike, Britani e kudo ne perendim, shume influente e te ndjekura nga miliona. Që u duken vulgare nje pakice andej, por edhe kendej. Ashtu sikunder edhe përkorjen e minimalizmin, nje shumicë kendej e andej (por më shpesh kendej se andej) e gjejne te pakuptueshme, deri te shemtuar. Nese ka ekzagjerim tek grate, ndodh sepse ashtu jane te deshirueshme per burrat. Dhe ja ku vijme: referencat estetike, edukimi i shijes, behen ceshtje te shoqerise e shtreses dhe perfshijne si grate, edhe burrat.

 

Se dyti, u mrekulluam me cilesite e Meganit, a thua se ajo eshte magjistare qe, me sharm dhe ca truqe, e çoi drejt altarit princin beqar dhe te lakmuar.

Kur dy njerëz takohen, nuk mund ta dinë në moment nëse do të kujtohen e si do te kujtohen më vonë. Nuk është çështje e rëndësisë, por e ndjesisë. Ka nga ata që të zhduken nga ekzistenca përgjithmonë, e dikush që të instalohet butësisht, vendosmërisht duke prodhuar magjinë e miqësise, apo dashurisë. E historite e dashurise te të fuqishmit, jane te njohura e te moçme. Ne ditet kur martesa dhe dashuria jetonin ndarazi njera-tjetres, ne shekujt kur martesat mbreterore ishin skema gjeopolitike, perrallat rrefenin e glorifikonin , siç sugjeron vete termi «për-rrallë», veçantinë, jo normën!

 

Nje tjeter dukeshe e Uindsorit, thuajse 8 dekada perpara Meganit, shkaktoi nje krize kushtetuese dhe abdikimin nga froni te Eduardit VIII.

Me gjithe te veçantat pra te nuses – aktore, e shkurorezuar, me ngjyre, ‘e huaj’ ne shume kuptime- nuk duhet te anashkalojme ketu dhendrin, burrin, magnituden e ndjenjes dhe ngulimimit te tij per t’i bere vend denjesisht ne ambientin e vet. Stand by me- siç u kendua kenga. Padyshim edhe institucionit – monarkise- qe rreket te pershtatet ne nje bote ne ndryshim, duke interpretuar e nxënë nga pervojat tragjike te se shkuares…

 

Po, perrallat ekzistojne, por si llotarite, kane probabilitet teper te ulet te ndodhin. Per te tjeret, receta e bashkimit qendron ne 1 doze terheqje, 2 doza perputhshmeri dhe pafund doza angazhim!

Shpërndaje në: