Edhe Vesa bëhet pjesë e muzikës ndërkombëtare
Kanë kaluar disa muaj që kur këngëtarja Vesa Luma udhëtoi drejt Zelandës së Re, për t’ju bashkuar bashkëshortit të saj, reperit Big Basta. Ky i fundit ka një vit që është shpërngulur atje.
Çifti ka postuar shpesh herë foto nga studio muzikore, por nuk kishin treguar asgjë më tepër për projektet e tyre. Por këtë herë Vesa ka treguar arritjen e parë në vendin e largët duke postuar në “Instastory” foton shkëputur nga profili i saj në Akademinë Muzikore Elliete’s, e cila është një shkollë muzikore në Auckland, Zelandë të Re e njohur në mbarë botën.
Në profilin e këngëtares shqiptare shkruhet që ajo është një këngëtare e suksesshme që vjen nga Shqipëria. Ka marrë pjesë në disa kompeticione dhe është fituese e disa çmimeve.
Në biografinë e Vesa Lumës në “Elliete’s Music Academy” gjithashtu shkruhet se ajo ka realizuar gjatë karrierës së saj muzikore dy albume, 19 videoklipe dhe ka përformuar në më shumë se 200 koncerte në mbarë botën.
“Veç karrierës muzikore, ajo ka eksperiencë dhe në industrinë e televizionit, si moderatore e disa programeve dhe ka qënë producente e show-t të saj televiziv” – ka shtuar në fund Akademia.
Vesa do të jetë trajnuese në zhanrin e këndimit, në Akademinë e njohur muzikore me disa filiale në vende të ndryshme të botës.





