Edhe ylli kosovar “infektohet” nga loja online Ludo

Edhe ylli kosovar “infektohet” nga loja online Ludo

Video-loja e famshme tashmë i ka “infektuar” edhe personalitetet e njohura

Loja online tashmë e famshme “Ludo” iu ka hyrë në gjak tashmë edhe personaliteteve të njohura publike, përcjell Periskopi.

Njëri prej atyre që është “infektuar” nga kjo lojë është edhe futbollisti kosovar, Milot Rashica.

Mesfushori ofanziv i Werder Bremenit e ka postuar në Instastory një fotografi, ku shihet emri i tij si fitues i kësaj loje ndaj miqve të tij.

Rashica po e gëzon një formë të mirë edhe në fushën e blertë.

Ai e kishte shënuar së fundmi golin e fitores për Werder Bremenin ndaj Hannoverit në Bundesliga.

Gjithashtu, Rashica e kaloi një vit pozitiv në 2018 me Përfaqësuesen e Kosovës, të cilën e ndihmoi ta mbyllte grupin në pozitën e parë në Ligën e Kombeve. /Periskopi/

Shpërndaje në: