Edi Rama ‘godet Barcelonën me çadër’ (Foto)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar talljet me protestën e opozitës nën çadra.
Ai po kombinon ngjarjet futbollistike të Ligës së Kampionëve, me ato të opozitës dhe po poston fotografi ku i gërsheton këto dyja.
Së fundi ai në profilin e tij në Facebook postoi një fotografi, e marrë nga ndeshja e djeshme mes Juventusit dhe Barcelonës, në të cilën janë dy futbollistë të klubit spanjoll, por njërit prej tyre iu është montuar koka e liderit opozitar në Shqipëri, Lulzim Bashës. /Periskopi/
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523.288499.138734771522/10154673154271523/?type=3&theater



