Edi Rama me një kosovar tallen publikisht me avokatin tonë të dashur, Arianit Kocin

Edi Rama me një kosovar tallen publikisht me avokatin tonë të dashur, Arianit Kocin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka postuar një fotografi në profilin e tij [të cilën nuk po e ndajmë me popullin sepse e konsiderojmë të pahijshme] në Facebook duke provuar që të promovojë industrinë e peshkimit në Republikën e Shqipërisë. Por, kjo ka ndjellur hidhërimin e avokatit kosovar, Arianit Kocit.

Në këtë fotografi, z. Edi Rama ka marrë mbi 55 mijë pëlqime ku edhe e ka vënë mbishkrimin “alamet çunash”.

Koci ndërkohë, i ka komentuar me shumë kulturë kryeministrit shqiptar duke i thënë: “Shumë promovim i keq. Peshku i varur në këtë mënyrë po e len një përshtypje të trajtimit jo-human. Së paku mos postoni këtë lloj fotosh!”

Por, një komentues kosovar nuk e ka kursyer aspak avokatin e mirënjohur duke i thënë se në fakt është ai vet që po bën promovim të vetes, përcjell Periskopi.

Këtij komentuesi, Rama i ka reaguar me emoji duke u shkulur së qeshuri derisa i përmend emrin e tij.

Kjo ka nxitur avokatin që më pas të bëj një opinion ku i shpreh simpatinë z. Rama por edhe nuk pajtohet që përqesh atë përmes komentuesit të rëndomtë kosovarë. /Periskopi

Shpërndaje në: