Edi Rama në mes të dy këngëtareve të njohura shqiptare (Foto)
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditëve të fundit është duke shijuar pushimet e tij në bregdetin e Dhërmisë.
Ai në një fotografi të publikuar në Facebook shfaqet pranë dy motrave të njohura këngëtare të skenës, Greta dhe Eni Koçi.
Si Eni, ashtu edhe Greta që të dyja janë simpatizuese të Partisë Demokratike, madje Greta ka qenë edhe drejtuese e forumit rinor të PD-së.
“Eni Koçi majtas, Greta Koçi djathtas” (sic), shkruan Rama në mbishkrimin e fotografisë shoqëruar me disa ikona emotive, që tregojnë dashuri dhe respekt.




