Edi Rama nis vizitën, takohet me Osmanin

Edi Rama nis vizitën, takohet me Osmanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës, Rama do të pritet në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, ai do të zhvillojë një takim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në kuadër të agjendës së tij, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. Gjithashtu, ai do të mbajë një leksion të hapur me studentët e Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe me nxënësit e gjimnazit Gjimnazi Sami Frashëri.

Shpërndaje në: