Edi Rama përkrah Linda Halimin në Eurovizion
Sonte do të mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit të këngës “Eurovizion”.
Këngëtarja nga Kosova Linda Halimi e cila përfaqëson Shqipërinë sivjet do të perfomojë sonte në festivalin që mbahet në Ukrainë.
Halimi para se të ngjitet në skenë ka marrë përkrahjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Ky i fundit qysh herët në mëngjes ka shkruar një status për performancën e sontme të këngëtares.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017. Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita“, ka shkruar ai, transmeton Klan kosova.



