Edi Rama i quan deputetët pula të therura, i përgjigjet Mediu: Ti je gomari i kësaj salle
Ka qenë Rama që e ka hedhur i pari batutën në momentin kur në sallë ka hyrë ish-kryeministri Sali Berisha. “Mirë që erdhe Sali, se para se të vije ti këta ishin si pula të therura”, ka thënë Rama.
Nga opozita është përgjigjur kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka thënë: “Nëse ne jemi pula, ai është gomari kësaj salle”.



