Edi Rama s’i ndalon çmenduritë: Shpërndan foton ku duket si Davidi me penisin jashtë (Foto)

Edi Rama s’i ndalon çmenduritë: Shpërndan foton ku duket si Davidi me penisin jashtë (Foto)

Kryeministri Edi Rama është padyshim një ndër më skandalozët dhe qesharakët në historinë moderne të Shqipërisë. Këtij epiteti as që mund t’i avitet Sali Berisha, përkundër zërit të çjerrët, populizmit të shfrenuar dhe anglishtes në nivelin që ne kosovarët e klasifikojmë si ‘zhgl’.

Kësaj here ai ka shpërndarë një foto-montazhë ku shihet surrati i tij vënë në skulpturën e Michelangelos “Davidi” e ku shfaqet me penisin jashtë. E reja [sepse Ramës i kishin dalë foto nudo më parë] është se pranë asaj statuje bëjnë fotografi Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe disa gra të tjera, përcjell Periskopi.

Nuk dihet qartë kuptimi politik i kësaj montazhe por mund të aludohet se kemi të bëjmë me idenë se përplasjet politike në Shqipëri kanë të bëjnë me figurën e Ramës dhe jo me gjëra përmbajtësore. Kushedi!

Shpërndaje në: