Edi Rama uron Kosovën para ndeshjes me Kroacinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar ekipin e Kosovës para ndeshjes me Kroacinë.
Rama ka zgjedhur një foto ku duken dy të rinj, njëri me një shall me simbolin e Kosovës dhe tjetra një vajzë me shall me simbolet e Shqipërisë.
“Mirësjevjen Kosova sonte në Shkodër. Rruga e mbarë Shqipërisë në Lihtenshtein. Një mbrëmje zemrash kuqezi për dy skuadrat që do të lidhin kombin përpara ekranit kudo ku jetojnë shqiptarë. SUKSESE JEMI TË GJITHË ME JU”, shkruan Rama.




