Edin Dzeko: Gjyqtari kishte frikë të jepte penallti për Romën
Edin Dzeko ka kritikuar gjyqtarin e ndeshjes Danny Makkelie
Barcelona fitoi me rezultat 4:1, me Romën që e shpërbleu me dy autogola, shkruan Periskopi.
“Prej minutës së parë jemi munduar të luajmë lojën tonë, me presion të lartë edhe pse kishim përballë një kundërshtarë të fortë,” ka thënë Dzeko.
“Është keq të humbësh 4:1. Bazikisht tre nga katër golat ishin autogola.
“Nëse do të jepej penallti në rastin tim në fillim të ndeshjes, rrjedha lojës do të ishte ndryshe.
“Gjyqtari nuk kishte guxim që të jepte penallti kundër Barcelonës në ‘Camp Nou’, sepse ne e meritojmë që të trajtohemi njësoj. /Periskopi/



