Edon Zhegrova me dedikim special pas golit të parë me Kosovën (Video)
Edon Zhegrova shënoi golin që ia solli fitoren Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Madagaskarit
18-vjeçari debutoi me gol në fanellen e Përfaqësueses së Kosovës e cila mposhti me rezultat 1:0 Madagaskarin, shkruan Periskopi.
Ndërsa sa i përket golit ai atë ia dedikon të gjithë kosovarëve.
“Ka qenë një ditë e veçantë për mua, të luash për shtetin tënd është shumë e veçantë. Të gjithë treguam një paraqitje fantastike,” ka thënë ‘Messi’ kosovar pas ndeshjes.
“Jam befasuar kur e kam kuptuar që do të luaj nga fillimi, por më pas kam menduar vazhdimisht për lojën dhe i përshëndes të gjithë tifozët që ishin këtu për të na përkrahur.
“Golin ia dedikoi të gjithë kosovarëve,”. /Periskopi/



