Edon Zhegrova i pafat, mungon ndaj Comos shkaku i lëndimit
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova fatkeqësisht nuk do të luajë në përballjen e Juventusit ndaj Comos.
Trajneri Igor Tudor në konferencë për shtyp ka konfirmuar se anësori i krahut do të mungojë shkaku i lëndimit.
Ai nuk dha shumë detaje se për sa kohë Zhegrova do të jetë jashtë fushës, megjithatë nuk do të arrijë ta ndihmojë “Zonjën e Vjetër” në vikend.
“Zhegrova ose Chico titullar? Jo është e vështirë. Për Edonin është e pamundur, Conceicao ndoshta, por gjithashtu vështirë”.
“Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për nesër, ka disa probleme”, tha ndër të tjera ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
🗣️ Igor Tudor:
“Zhegrova or Chico on the full wing? No, it’s difficult. Edon is impossible, Conceicao maybe, but also difficult. Zhegrova won’t be available tomorrow, he has some issues.”#ComoJuve pic.twitter.com/MXXg1ERa4p
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) October 18, 2025
Ish ylli i Lilles nuk zhvilloi shumë minuta as në dy ndeshjet e Kosovës në muajin shtator, duke hyrë si inkuadrues në të dy përballjet, pra në barazimin ndaj Sllovenisë si dhe fitores kundër Suedisë.
Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të mungojë për ndonjë periudhë më të gjatë, pasi ende nuk e ka marrë formën më të mirë që prej kalimit në Itali./Periskopi/



