Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi, Spalletti po më ndihmon të përmirësohem
Juventusi mori një fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Pisas në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.
Ylli kosovar Edon Zhegrova u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 60-të dhe për 30 minuta lojë ai ishte mjaft aktiv.
Pas ndeshjes, ai ka analizuar momentin e skuadrës, duke vënë theksin te uniteti i grupit, roli i tij personal dhe puna taktike nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.
“Gjëja më e rëndësishme është që i gjithë grupi ka qenë i bashkuar. Dua t’i vë në dispozicion të ekipit cilësitë e mia. Pashë një Juventus kompakt gjatë gjithë ndeshjes”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Spalletti? Po përpiqet të më përmirësojë edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse kjo më është kërkuar edhe te klubet e mia të mëparshme dhe e di që në futbollin modern duhet të luash në të dyja fazat”.”Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, nuk kam luajtur shumë, por tani po jap kontributin tim”, ka deklaruar ylli dardan./Periskopi



