“Edona i besoi falltores dhe aty filluan tensionet” – Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit me akuza të rënda: S’po mi lë t’i shoh fëmijët

“Edona i besoi falltores dhe aty filluan tensionet” – Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit me akuza të rënda: S’po mi lë t’i shoh fëmijët

Gazmond Haxhifejzullahu, ish-bashkëshorti i këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka shpërthyer me akuza ndaj saj. Ai pretendon se Llalloshi po shkel vendimet e gjykatës dhe po përdor fëmijët si mjet hakmarrjeje pas kërkesës për ndarje të pasurisë raporton Insajderi, transmeton Periskopi.

Përplasjet pas divorcit mes Gazmond Haxhifejzullahut dhe këngëtares Edona Llalloshi kanë marrë përmasa të rënda ligjore dhe publike.

Haxhifejzullahu ka treguar se si marrëdhënia e tyre u degradua deri në pikën ku ai nuk i ka parë fëmijët e tij për më shumë se tetë muaj.

Sipas tij, gjithçka nisi të ndryshonte kur në mes hyri ‘besimi në falltore’, një iniciativë kjo e motrës së ish-gruas së tij, si dhe kërkesa e tij legjitime për ndarjen e pasurisë së përbashkët.

Media ka tentuar në vazhdimësi të marrë një version nga ana e kandidates për deputete, Edona Llalloshi. Edhe pse fillimisht ajo kishte kërkuar që kjo temë të mos diskutohej deri pas përfundimit të zgjedhjeve.

Megjithatë, edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, Llalloshi ka zgjedhur heshtjen, duke mbetur e paqasshme për redaksinë tash e 10 ditë.

 

Ndiqni intervistën e plotë e Gazmond Haxhifejzullahut për Insajderin:

 

Shpërndaje në: