Eintracht Frankfurti shkruan histori në Bundesligë (Foto)
Klubi nga Bundesliga, Entracht Frankfurt ka emëruar Helena Costan si femra e parë skaute në histori të Bundesligës.
Costa ka licensën A të trajnerit nga UEFA dhe po ashtu ka përfunduar studimet në shkencat sportive, transmeton Periskopi.
Ajo ishte emëruar edhe si trajnere e klubit nga Ligue 2, Clermont Foot në vitin 2014, por ishte larguar nga klubi kur kishte filluar sezoni.

39 vjeçarja ka përvoj nga menaxhimi i kombëtareve të Katarit dhe Iranit, në kategorinë e femrave. /Periskopi



