Ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor shpëton qytetarin e bllokuar në Pejë

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor shpëton qytetarin e bllokuar në Pejë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka ndërhyrë për të asistuar një qytetar të bllokuar në zonën e Grykës së Rugovës.

Sipas komunikatës zyrtare, qytetari i Republikës së Kosovës, gjatë ecjes në “Shtegun e Mushkave” në Pejë, rrëshqiti për disa metra në një terren të pjerrët, duke pësuar lëndime trupore dhe duke mbetur i bllokuar në një pjesë të ekspozuar me rrezik të lartë për rënie në humnerë.

Menjëherë pas pranimit të thirrjes për ndihmë, një ekip i ShKShMK nga Stacioni i Pejës ishte nisur drejt vendngjarjes. Në vendngjarje, ekipet vlerësuan situatën, ofruan ndihmën e parë dhe realizuan evakuimin e qytetarit në mënyrë të sigurt.

Operacioni u përfundua me sukses, ndërsa ShKShMK i ka uruar qytetarit shërim të shpejtë.

Shpërndaje në: