Ekipi i Policisë së Kosovës fiton turneun e futsalit ‘copa del mare’ në Itali

Ekipi i Policisë së Kosovës fiton turneun e futsalit ‘copa del mare’ në Itali

Ekipi i Policisë së Kosovës ka fituar një turne në futsal, që është mbajtur në Itali.

Në këtë turne kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete.

“Në Itali është organizuar një turne në futsal ku kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete. Ekipet e fustali kanë qenë ekipe të agjencioneve të sigurisë të shteteve përkatëse. Në këtë turne ka marrë pjesë edhe një ekip i futsalit nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Në Itali është organizuar një turne në futsal ku kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete. Ekipet e fustali kanë qenë ekipe të agjencioneve të sigurisë të shteteve përkatëse. Në këtë turne ka marrë pjesë edhe një ekip i futsalit nga Policia e Kosovës.

Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, tetë nga këto takime i ka fituar. Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate:

Dita 1: Policia e Kosovës – Baraberi (Sllovaki) 2:4 Policia e Kosovës – Torri (Itali) 5:1 Policia e Kosovës – Caracal PD (Romani) 7:1 Policia e Kosovës – Unidas (USA) 14:1 Dita 2: Policia e Kosovës – Flemalle (Belgjikë) 9:1 Policia e Kosovës – Marseille (Francë ) 12:1 Dita 3: Çerekfinale Policia e Kosovës : IPA Olsztyn (Poloni) 2:1 Gjysmëfinale Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 3:0 Finale Policia e Kosovës – Bratislava (Sllovaki) 2:1

Pra, ekipi i futsalit i PK-së është shpallur fitues duke marrë edhe kupën e turneut. Ekipi i PK-së ka arritur rezultate të shumta edhe në turne të më hershëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor.

 

Shpërndaje në: