Ekipi i Superligës bëhet me trajner të ri, e njofton në ‘kafiq’

Ekipi i Superligës bëhet me trajner të ri, e njofton në ‘kafiq’

KEK-u ka zyrtarizuar trajnerin e ri për stinorin pranveror të IPKO Superligës.

Është ish-futbollisti i mirënjohur, Alban Dragusha, që ka arritur marrëveshje me ‘elektricistët’.

 

 

Lajmin për Gazeta Olle e ka bërë të ditur kryetari i klubit, Besnik Mjeku.

Dragusha zejen e trajnerit e nisi tek Ramiz Sadiku, derisa KEK-u do të jetë skuadra e parë që e drejton në Superligë.

Si futbollist ai ka pasur karrierë të bujshme në Kosovë, Shqipëri e Suedi, derisa luajti edhe për Kombëtaren e Kosovës.

Shpërndaje në: