Ekipi i zemrës po i bie nga liga, tifozët nuk e lejojnë zhvillimin e ndeshjes (FOTO)

Ekipi i zemrës po i bie nga liga, tifozët nuk e lejojnë zhvillimin e ndeshjes (FOTO)

Ndeshja mes Sion dhe Grasshoppers është ndërprerë dy herë brenda pak minutave për shkak të hudhjeve të flakadanave në fushë. 

Vendasit janë duke udhëhequr me rezultat 2-0, ku një nga golat e ka shënuar Pajtim Kasami, dhe me këtë rezultat nuk po pajtohen tifozët mysafirë.

Ekipi i tyre i zemrës gjendet në pozitën e fundit në tabelë dhe me pak gjasa për të mbijetuar, ndërsa me këtë fakt ata nuk mund të pajtohen, shkruan Periskopi.

Ata nuk po ndalen duke hedhur gjithçka në fushë, përfshirë edhe flakadanë për ta mos lejuar zhvillimin e ndeshjes.

Lojtarët dhe stafi i Grasshoppers janë tek pjesa ku janë të vendosur tifozët e tyre duke i kërkuar të qetësohen, por në dy raste kjo gjë nuk ndodhi dhe ndeshja vazhdon të mbetet e ndërprerë. /Periskopi/



Shpërndaje në: