Eklipsi i plotë i Diellit në Indonezi

Eklipsi i plotë i Diellit në Indonezi

Eklipsi i plotë i Diellit ka nisur sot mbi Indonezi, ku kanë mbërri mijëra turistë për të qenë dëshmitarë të këtij fenomeni natyror, transmeton Koha.net njoftimet.

Hëna u vendos në mënyrë progresive para Diellit rreth orës 6.20 sipas kohës lokale (në 23.20 sipas Greenëichit) mbi Sumatër, një ishull në perëndim të skajshëm të vendit, dhe pastaj vazhdoi lëvizjen drejt lindjes, duke zënë pjesërisht ose plotësisht Diellin, që do të mund të shihet në 12 nga 34 provincat e këtij vendi.

Ky është eklipsi i dhjetë i Diellit në shekullin XXI, ndërsa eklipsi i fundit ndodhi më 20 mars të vitit të kaluar.

 

Shpërndaje në: