Ekskluzive: Arbër Zeneli i drejtohet popullit kosovar me një video-mesazh

Ekskluzive: Arbër Zeneli i drejtohet popullit kosovar me një video-mesazh

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli i ka dërguar një video-mesazh Redaksisë së Periskopit, përmes të cilës i drejtohet audiencës kosovare.

Sulmuesi i “Dardanëve” dhe i Reims së fundmi i është rikthyer fushës pas nëntë muajve mungesë për shkak të lëndimit.

Fatkeqësisht, pas rikthimit të tij, bota u kaplua nga pandemia e koronavirusit, e cila ndikoi që të ndaloheshin të gjitha aktivitetet sportive përfshirë edhe futbollin.

I izoluar në Francë, Zeneli këshillon popullin që t’u përmbahet rregullave higjenike dhe kërkon përkrahjen e fansave për ndeshjen kundër Maqedonisë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: