Ekskluzive: Barcelona pranon se Messi mund të largohet
Kështu ka lënë të kuptohet drejtori i përgjitshëm i klubit katalunas, Oscar Grau.
Ai thotë se klubi nuk mund të shpenzojë më shumë se 70 përqind të buxhetit të klubit vetëm për pagat.
“Barcelona nuk mund të shpenzojë më shumë se 70 përqind të buxhetit të klubit për paga. Prandaj, ne duhet të punojmë rreth kësaj çështje”, deklaroi ai.
“Një alternativë është që të rrisim të ardhurat, siç e shohim planin tonë strategjik. Ne duam që lojtari më i mirë në botë të qëndrojë në Barcelonë, por duhet të shohim edhe prioritetet”, shtoi ai.
Messi ende nuk e ka rinovur kontratën dhe kjo ka shtuar spekulimet se ai do të largohet nga Camp Nou. /Periskopi.com



