Ekskluzive: FIFA planifikon revolucion në futboll

Ekskluzive: FIFA planifikon revolucion në futboll

Vendimi që pjesëmarrës në një Kampionat Botëror të jenë 48 skuadra kombëtare, ka bërë që tifozët e futbollit të jenë të shqetësuar, mirëpo tani vjen diçka edhe më e keqe.

Drejtori i ri teknik i FIFA-s, Marco van Basten e ka të gatshëm revolucionin e ri në futboll, duke propozuar rregulla të reja, për t’i zëvendësuar disa tjera aktuale.

Propozimi numër një: Ish-golashënuesi i njohur propozon që penaltitë të zëvendësohen me një formë të re, e cila mund të jetë më atraktive për lojtarët dhe shikuesit.

Pra, futbollisti, në vend të penaltisë duhet të avancojë nga distanca 25 metra drejt portierit. Me këtë formë të re, futbollisti ka më shumë mundësi. Ai mund të vrapojë drejt portierit kundërshtar për të shënuar golin, pastaj mund të zgjedhë për të goditur drejt portës, ose edhe për të dribluar. Krejt kjo duhet të përfundojë brenda tetë sekondave.

Kjo formë e quajtur Shoot-outs është përdorur për herë të parë në futbollin amerikan në MLS, në vitin 1990.

Propozimi numër dy: Largimi i rregullit të ofsajdit (Pozitës jashtë loje).

Van Basten është i mendimit që loja e futbollit çdo ditë e më shumë po i ngjason lojës së hendbollit, ku nëntë lojtarë plus portieri e krijojnë një mur të pakalueshëm para portës. Kështu që, me largimin e rregullit të ofsajdit, sulmuesi do të mund të rrijë prapa tyre dhe në një mënyrë të hapë lojën. Holandezi është i vetëdijshëm që shumë njerëz janë kundër këtij propozimi, por e sheh si një ndryshim pozitiv për vetë lojën e futbollit.

Propozimi numër tre: Zëvendësimi i kartonit të verdhë me një përjashton pesë deri në dhjetë minuta, njëjtë sikurse në hendboll.

Ai e di se loja është shumë e vështirë për t’u luajtur me dhjetë lojtarë kundrejt 11 të tjerëve, por do të ishte edhe më e vështirë nëse do të mbeteshin tetë në raport me nëntë lojtarë.

Nga 11 mijë lexues të anketuar të Bild, 71% janë pajtuar që në vend të kartonit të verdhë të ketë dënim me përjashtim të përkohshëm nga fusha, ndërsa 29% janë kundër.

logo

Shpërndaje në: