Ekskluzive: Konfirmohet miqësorja e Kosovës me ish kampionen e Evropës

Ekskluzive: Konfirmohet miqësorja e Kosovës me ish kampionen e Evropës

Kosova ka siguruar edhe një ndeshje miqësore para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Kombëtarja jonë edhe zyrtarisht do të takohet me një prej kombëtareve të mëdha, ajo është Danimarka e Eriksenit.

Kështu ka pohuar në një prononcim për shtyp, zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku.

Ai ka treguar se ndeshja mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, më 21 mars.

“Po është e vërtetë që Kosova do të luajë me Danimarkën. Ndeshja do të luhet më 21 mars në kryeqytetin tonë”, ka pohuar prizrenasi.

Theksojmë se katër ditë para takimit me danezët, Kosova do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese me Bullgarinë./Periskopi/

Shpërndaje në: