Kur trajneri i Prishtinës luante bastore pak para ndeshjes në Europa Ligë

Kur trajneri i Prishtinës luante bastore pak para ndeshjes në Europa Ligë

Lajm i përditësuar: Ky artikull është shkruar vitin e kaluar kur Prishtina ndeshej përballë ekipit ESCH FOLA nga e cila u eliminua prej penalltive. Gazetarët e Periskopit e kishin zënë kryetrajnerin e atëhershëm dhe të tashëm të Prishtinës, Mirel Josën, duke luajtur bastore.

Prishtina sot luan ndeshjen e kthimit në Europa League kundër ESCH Fola

Mirel Josa, kryetrajneri i Prishtinës tri orë para ndeshjes së rëndësishme të Europa League në vend se të merret me skuadrën e tij, ai luan bastore, raporton Periskopi.

Ndeshjet që kishte prognozuar Josa janë këto: Macabi Tel Aviv-Ferncvaros GG, dhe Sarpsborg- IBV Vestmannaeyjar 3+, por nuk dihet nëse ka vendosur bast edhe për ndeshjen e Prishtinës.

Në orën 19:00 në ‘Adem Jashari’ Prishtina do të luajë ndeshjen e kthimit kundër ESCH Fola, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0.

Me ligj nuk lejohet që trajneri të luajë bastore kur dihet që skuadra e tij pas tri orësh do të jetë në fushë për një ndeshje të rëndësishme të Europa League. /Periskopi/


Shpërndaje në: