Eksperiment: Edhe delet e njohin Barak Obamen

Eksperiment: Edhe delet e njohin Barak Obamen

Delet kanë demonstruar aftësi për të njohur fytyrat e njohura njerëzore, sipas një studimi.

Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit trajnuan delet për të identifikuar fytyrat e aktorëve Jake Gyllenhaal dhe Emma Watson, ish-Presidentit të SHBA Barak Obama dhe spikeres së lajmeve të BBC Fiona Bruce.

Pas stërvitjes, delet  zgjodhën fotot e fytyrave të njohura mbi ato të panjohura më shpesh.

Kjo tregon se delet kanë aftësi të ngjashme  me primatët që të njohin fytyrat.

/Oranews.tv/

 

Shpërndaje në: