Eksperti kosovar që Apple nuk mund ta injorojë, Valdrin Haliti përsëri në webfaqen zyrtare

Eksperti kosovar që Apple nuk mund ta injorojë, Valdrin Haliti përsëri në webfaqen zyrtare

Për herë të dytë, emri i Valdrin Halitit, ekspert i sigurisë kibernetike nga Ferizaj, është shfaqur në listën zyrtare të Apple.

Ky vlerësim vjen pas raportimit të disa çështjeve të sigurisë në serverët e kompanisë, të cilat pas një kohe të gjatë u identifikuan dhe u vlerësuan nga gjigandi amerikan.

Ai thekson se ky sukses nuk është vetëm personal, duke u ndjerë i nderuar që si shtetas i Republikës së Kosovës është ranguar mes dhjetëra ekspertëve të jashtëzakonshëm të teknologjisë në mbarë botën.

“Për herë të dytë, emri im është shfaqur përsëri në webfaqen zyrtare të Apple, me ç’rast pas një kohe të gjatë deri në identifikim të problemit të raportuar, ma kanë njohur dhe vlerësuar kontributin tim në raportimin e disa çështjeve të sigurisë në serverët e tyre. Siguria kibernetike është pasion imi dhe vlerësimi zyrtar i gjigandit teknologjik Apple, për herë të dytë tani, është motiv i madh për mua t’i vazhdoj hulumtimet e mëtejshme me përkushtim. Ky nuk është vetëm sukses personal, prandaj dua ta ndaj me të gjithë vendin, sepse unë si shtetas i Republikës së Kosovës jam ranguar në mesin e dhjetëra njohësve të jashtëzakonshëm të teknologjisë në mbarë Botën”, shkruan Haliti.

Shpërndaje në: