Ekspertizë e tretë për vdekjen e Astrit Deharit (VIDEO)
Kështu vlerëson, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit, Ligji e obligon prokurorin që të vlerësojë dhe të shqyrtojë rrethanat. Miftaraj shtoi se e mira së mirës do të ishte për një ekspertizë tjetër qoftë në Kosovë apo jashtë vendit.
Në anën tjetër, Tribuna Channel ka kontaktuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha. Ky i fundit pa dashur të komentojë më shumë raportin e publikuar nga ekspertët e angazhuar nga familja për vdekjen e Astritit, ka thënë që kur të përfundojnë të gjitha hetimet do të prononcohet.



