Ekspertja e energjisë: ZRRE në mbledhjen e sotme nuk ka marr vendim për kërkesën për rritje të çmimit ë rrymës

Ekspertja e energjisë: ZRRE në mbledhjen e sotme nuk ka marr vendim për kërkesën për rritje të çmimit ë rrymës

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri ka reagaur pasi bordi i ZRrE sot mbajti mbledhje dhe sipas saj aty nuk është marr vendim për rritjen e çmimit të rrymës.

“ZRRE nuk ka lejuar rritje të tarifave për NEMO e që ka të bëj me operatorin e nominuar për tregti të energji elektrike.

Ky vendim nuk ka të bëj me tarifat tona si konsumatorë të KESCO-së”, shkroi ajo mes tjerash.
Postimi i plotë:

Për të shmangur keqkuptimet:
ZRRE nuk ka lejuar rritje të tarifave për NEMO e që ka të bëj me operatorin e nominuar për tregti të energji elektrike.
Ky vendim nuk ka të bëj me tarifat tona si konsumatorë të KESCO-së.
Dmth për ne ende nuk është marr vendimi të paktën zyrtarisht deri në këtë moment.

Shpërndaje në: