Ekstradohet nga Britania e Madhe, kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht

Ekstradohet nga Britania e Madhe, kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, gjatë ditës së sotme ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar R.K. nga Britania e Madhe për në Kosovë.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.

“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”.

Shpërndaje në: