El Clasico e polemikave: Eksperti për referim jep mendimin për pesë rastet e dyshimta (Video)

El Clasico e polemikave: Eksperti për referim jep mendimin për pesë rastet e dyshimta (Video)

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në La Liga, por ndeshja vazhdon të komentohet.

Në mes të tjerave kjo El Clasico si çdo tjetër pas përfundimit bëhet temë debati për rastet e dyshimta.

Gjyqtari Hernandez Hernandez mori notë pozitive për gjykimin, por tifozët gjithmonë kanë dyshimet e tyre, ndërsa më poshtë keni pesë rastet që u diskutuan:

Përjashtimi i Sergio Ramos:

Kapiteni i Real Madridit u përjashtua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes në Lionel Messin me dy këmbë. Sipas ish-gjyqtarit dhe tani ekspertit për referim Andujar Oliver, ishte një vendim i mirë nga gjyqtari kryesor dhe Ramos e meritoi.

http://www.dailymotion.com/video/x5jglyd_sergio-ramos-pete-un-cable-avec-cet-attentat-sur-messi_sport

 

Mos përjashtimi i Casemiros:

Definitivisht Casemiro dhe Messi ishin fytyrat kryesore të derbit në pjesën e parë.

Përveç golave dyshja kishin edhe përballje në fushë. Në minutën e 12-të braziliani u ndëshkua me karton të verdh pas ndërhyrjes në Messin, por në minutën e 45-të u fal nga gjyqtari dhe sipas ekspertit Oliver, Casemiro duhet të merrte kartonin e dytë të verdhë.

https://youtu.be/XAz9-Dws2xc

 

Goditja me bërryl e Marcelos në Messin:

Ishte minuta e 20-të e takimit dhe Messi u përgjak pas një goditje me bërryl nga Marcelo në gojë. Braziliani nuk u ndëshkua fare, por sipas ekspertit të Radio Marca, gjyqtari Hernández mund edhe të jepte të kuqin.

https://www.dailymotion.com/video/x5jgkug_marcelo-horror-foul-on-lionel-messi-23-04-2017-hd_sport

Goli i Casemiros:

Casemiro shënoi golin e parë të takimit në minutën e 28-të dhe në fillim u dyshua për një pozicion jashtë loje të Sergio Ramos. Por, pasi dolën imazhet tjera u pa që spanjolli ishte në pozitë të rregullt dhe Andujar Oliver, e shikon këtë gol si të rregullt.

Kaluan vetëm dy minuta dhe Samuel Umtiti pëngoi në zonë Cristiano Ronaldon, por sipas ekspertit Andújar Oliver kontakt kishte, por jo i mjaftueshëm që të akordohet penallti.

https://twitter.com/SportLightHQ/status/856225447587217409?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fel-clesico-e-polemikave-eksperti-per-referim-jep-mendimin-per-pese-rastet-e-dyshimta-video%2F

Penalltia e mundshme e Umtitit në CR7:

Kaluan vetëm dy minuta dhe Samuel Umtiti pëngoi në zonë Cristiano Ronaldon, por sipas ekspertit Andújar Oliver kontakt kishte, por jo i mjaftueshëm që të akordohet penallti.

https://twitter.com/Rahmatastic/status/856249132385808384?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fel-clesico-e-polemikave-eksperti-per-referim-jep-mendimin-per-pese-rastet-e-dyshimta-video%2F

Shpërndaje në: