El Classico, formacioni më i mirë i kombinuar

El Classico, formacioni më i mirë i kombinuar

Liderët e kampionatit spanjoll, Barcelona pret në shtëpi Real Madridin në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit.

Katalanasit janë fitues të Kupës tash e katër vite rradhazi, ndërsa në tetë vitet e fundit vetëm njëherë nuk kanë qenë në finale.

Real Madrido do kërkoj hakmarrjen për atë humbjen 5-1 në tetor të vitit të kaluar, transmeton Periskopi.

Goal ka publikuar formacionin më të mirë të kombinuar mes dy skuadrave dhe nuk mungojnë surprizat.

Formacioni (4-3-3):

Ter Stegen:
Dani Carvajal, Sergio Ramos, Gerard Pique, Jordi Alba:
Luka Modric, Sergio Busquets, Ivan Rakitic:
Leo Messi, Karim Benzema, Luis Suarez.  /Periskopi/

Shpërndaje në: