Elefanti në kërkim të ushqimit gjen turistët e frikësuar
Pushuesit e tronditur morën pak më shumë sesa priten kur një elefant i pacipë iu vërsul automjetit të tyre.
Kafsha kurioze e fut kokën brenda dritares së makinës për të kërkuar ushqim, por mbeti e zhgënjyer pasi nuk mori asgjë përveç frustrimit të turistëve.
Derisa shoferi në panik u përpiq të shpejtonte, udhëtarët e frikësuar ndaluan të bënin selfie, ndërsa një njeri u hodh nga makina për t’i shpëtuar trungut të elefantit, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Këto foto janë kapur nga fotografi rus, Sergey Savvi, i cili ishte në një vizitë në parkun kombëtar të Sri Lankës.
“Ishte e tmerrshme dhe e çudtishme në të njejtën kohë,” u shpreh ai.
“Pas disa sekondave, elefanti e zhvendosi vëmendjen e tij në kabinën e pasagjerëve. Dukej shumë i zemëruar,” shtoi ai.
Elefanti i Sri Lankës është një specie e rrezikuar, me një popullsi prej vetëm 3, 000.
Elefanti mbrohet nën ligjin e Sri Lankës dhe nëse dikush e vret një elefant merr dënimin me vdekje./Periskopi/










