Elena Ora shkon në Ulqin për pushime

Elena Ora shkon në Ulqin për pushime

Motra e Rita Orës, Elena, përkundër angazhimeve të shumta me këtë të fundit, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Si destinacion të pushimeve, ajo ka zgjedhur lumin Buna, në Komunën e Ulqinit. Zeshkania ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, derisa tregon se është duke u argëtuar mjaft shumë.

“Në dashuri me këtë vend”, ka shkuar ajo në njërën prej fotografive të publikuara në Instagram.

Ndërkaq, në imazhin tjetër ka vënë në pah linjat trupore, teksa shfaqet me një veshje bardhezi.

Ajo duket se është në pushime me familjen, pasi në postimin e lartpërmendur e ka etiketuar edhe të vëllanë, Donin.

Gjithashtu, Elena mbetet shumë e angazhuar në fushata të ndryshme reklamuese.

https://www.instagram.com/p/B0BNB11FgFJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Shpërndaje në: