Eliminimi i Inter? Guardiola ka diçka interesante për të thënë

Eliminimi i Inter? Guardiola ka diçka interesante për të thënë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka marrë Interin si shembull për të thënë se po të flesh pak më tepër, do të përfundosh në Europa League.

Kampionët anglezë kanë siguruar vendin e parë të grupit mbrëmjen e së mërkurës, por të martën zikaltrit u eliminuan pas barazimit 1-1 me PSV.

“Kualiteti i lojtarëve në Europë bën që çdo ekip të jetë cilësor”, shprehet Guardiola pas ndeshjes me Hoffenheimin të cilën e fitoi 2-1.

“Janë eliminuar ekipe të mëdha. Inter është një ekip i jashtëzakonshëm, por tani është në Europa League. Shumë ekipe të mira do të zbresin aty. Nëse një ditë fle pak më tepër, do të zgjohesh në Europa League. Prandaj jam i kënaur që kaluam në rrethin tjetër”, ka shtuar Guardiola.

“Për mendimin tim, kur një ekip si Manchester City kalon në fazën tjetër, është një sukses i madh”, ka shtuar tekniku katalonas.

Shpërndaje në: