Eliminohet Lum Zhaveli

Eliminohet Lum Zhaveli

Notari që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”, Lum Zhaveli, e përfundoi aventurën e tij në ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Zhaveli garoi në baterinë e pestë në korsinë e parë në 50 metra stil i lirë dhe e arriti kohën 24.53 sekonda .

Kështu Zhaveli e përfundon aventurën në Brazil, dhe me kohën e arritur sot, nuk e theu rekordin personal dhe atë shtetëror të Kosovës, të cilën e vendosi po vetë ai në vitin 2012 në Turqi, pasi arriti kohën 24.23 sekonda.

Shpërndaje në: