Elita nuk e lë Gjikon vetëm, ja çka bëri tani
Ashtu si shumë prej figurave publike edhe Gjiko dhe Elita kishin tentuar që lidhjen ta mbanin larg nga mediet, shkruan lajmi.net.
Por, këtë gjë nuk arritën ta bënin për shumë kohë, pasi në rrjete sociale dhe mediet rozë filluan të qarkullonin imazhe të çiftit.
Ishte Elita ajo e cila në një intervistë dhënë për “Mirage” kishte pranuar lidhjen me reperin, ndërsa tani i shohim në shumicën e kohës pranë njëri-tjetrit.
Meqë, Gjiko është i angazhuar në mbrëmje muzikore jashtë vendit, ai duhet që shpesh të udhëtojë, por është Elita ajo e cila në shumë prej këtyre udhëtimeve bëhet shoqëruesja e tij.
E kështu veproi edhe në këtë të fundit, reperi është i ftuar të performojë sonte (27 tetor) në një klub në Zvicër, bashkë me të udhëtoi edhe Elita e cila ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale.





