Elita Rudi më në fund zbulon barkun e fryrë
Në projektin e ri “Distanca”, çifti Gjikolli, Gjiko dhe Elita kanë konfirmuar se po bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse i gjithë projekti si protagonistë kryesor ka Gjikon dhe Elitën në fund të klipit shfaqet një imazh i tyre në shtrat, teksa Elita ka zbuluar barkun e fryrë.
Gjiko dhe Elita u martuan në shtator të këtij viti, dasma e të cilëve bëri bujë të madhe në shtypin rozë.
Prej muajsh qarkullon lajmi se prezantuesja Rudi është shtatzënë e që më në fund u zbulua e vërteta.




