Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter: Mund të ktheheni, por me një kusht

Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter:  Mund të ktheheni, por me një kusht

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, u ka ofruar mundësinë e rikthimit në platformë disa prej gazetarëve të cilët ai i ndaloi në Twitter, vetëm nëse ata i fshijnë statuset për të cilat ai në mënyrë të rreme pretendonte se ndanin vendndodhjen e tij “të saktë në kohë reale”.

Ky vendim i Musk erdhi pasi ai postoi një sondazh në profilin e tij personal i cili përfundoi të premten në mbrëmje me 59 për qind të pjesëmarrësve që votuan në favor të rikthimit të menjëhershëm të llogarive.

Musk kishte ndaluar të enjten Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post. Gazetari progresiv i pavarur Aaron Rupar, ish-prezantuesi i MSNBC Keith Olbermann dhe kolumnistja e Insider Linette Lopez u ndaluan gjithashtu, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit e dhanë verdiktin”, shkroi Musk të premten mbrëma pas sondazhit të tij, duke u zotuar të rivendoste llogaritë që ai kishte akuzuar në mënyrë të rreme për ndarjen e vendndodhjes së tij “të saktë në kohë reale”.

Por ndërsa llogaritë u bënë të shikueshme publikisht të shtunën, gazetarëve në fakt iu ndalua të postonin derisa të fshinin postimit për të cilat Musk kishte pretenduar se shkelnin rregullat e Twitter.

Në të kaluarën, Twitter kishte kërkuar heqjen e statuseve të cilat shkelnin rregullat në mënyrë që përdoruesit të rifitonin qasjen në llogaritë e tyre, por gazetarët në këtë rast kundërshtojnë fuqishëm se postimet e tyre shkelnin rregullat e Twitter.

O’Sullivan dhe Harwell të shtunën në mëngjes i thanë CNN se nuk kishin rënë dakord të fshinin postimet në Twitter dhe në vend të kësaj zgjodhën një opsion për të apeluar vendimin.

“Është gazetari,” shkroi Harwell në apelin e tij, një kopje e së cilës iu dha CNN. Harwell shtoi se statusi i tij nuk përfshinte një “link me informacionin privat të askujt”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

Plani i paqes, Zelensky dëshiron konsultime me Evropën pas bisedimeve në SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për një takim të ri me aleatët evropianë të martën pas…

Haliti: Bashkë, për vlerat e luftës, për nderin e dëshmorëve

Kandidati i PDK për deputet, Xhavit Haliti ka publikuar foto nga takimi me bashkëluftëtarët, sic…

Kapet hajduti: Punonjësi shiste enët e kuzhinës së Pallatit Élysée online, prangoset

Një punonjës i Pallatit Élysée në Paris u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur pjata,…

Cristiano Ronaldo reagon pasi Kylian Mbappe ia barazoi rekordin e famshëm te Real Madridi

Cristiano Ronaldo nuk nguroi ta lavdërojë Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i…

Zjarr në Rahovec: Dyshohet se një person ia vuri flakën autoambulancës

Policia ka dhënë detaje rreth incidentit me zjarr që ndodhi në orët e para të…

“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

Eksperti i njohur amerikan i diplomacisë dhe menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, ka paraqitur…

Kaq janë pritjet për të hyrë në Kosovë

Pritjet më të gjata janë tek pika kufitare Dheu i Bardhë, deri në 40 minuta.…