Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter: Mund të ktheheni, por me një kusht

Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter:  Mund të ktheheni, por me një kusht

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, u ka ofruar mundësinë e rikthimit në platformë disa prej gazetarëve të cilët ai i ndaloi në Twitter, vetëm nëse ata i fshijnë statuset për të cilat ai në mënyrë të rreme pretendonte se ndanin vendndodhjen e tij “të saktë në kohë reale”.

Ky vendim i Musk erdhi pasi ai postoi një sondazh në profilin e tij personal i cili përfundoi të premten në mbrëmje me 59 për qind të pjesëmarrësve që votuan në favor të rikthimit të menjëhershëm të llogarive.

Musk kishte ndaluar të enjten Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post. Gazetari progresiv i pavarur Aaron Rupar, ish-prezantuesi i MSNBC Keith Olbermann dhe kolumnistja e Insider Linette Lopez u ndaluan gjithashtu, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit e dhanë verdiktin”, shkroi Musk të premten mbrëma pas sondazhit të tij, duke u zotuar të rivendoste llogaritë që ai kishte akuzuar në mënyrë të rreme për ndarjen e vendndodhjes së tij “të saktë në kohë reale”.

Por ndërsa llogaritë u bënë të shikueshme publikisht të shtunën, gazetarëve në fakt iu ndalua të postonin derisa të fshinin postimit për të cilat Musk kishte pretenduar se shkelnin rregullat e Twitter.

Në të kaluarën, Twitter kishte kërkuar heqjen e statuseve të cilat shkelnin rregullat në mënyrë që përdoruesit të rifitonin qasjen në llogaritë e tyre, por gazetarët në këtë rast kundërshtojnë fuqishëm se postimet e tyre shkelnin rregullat e Twitter.

O’Sullivan dhe Harwell të shtunën në mëngjes i thanë CNN se nuk kishin rënë dakord të fshinin postimet në Twitter dhe në vend të kësaj zgjodhën një opsion për të apeluar vendimin.

“Është gazetari,” shkroi Harwell në apelin e tij, një kopje e së cilës iu dha CNN. Harwell shtoi se statusi i tij nuk përfshinte një “link me informacionin privat të askujt”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kryeministri australian fishkëllehet ndërsa nderohen viktimat e sulmit në Sidney

Kryeministri australian Anthony Albanese u fishkëllye nga një turmë e zemëruar e mbledhur në plazhin…

​“Lufta” për të drejtën e rrugës, protestojnë banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë

Banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë në rrugën “Dul Dragusha”, kanë protestuar sot në shenjë…

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin…

Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë të martesës, krim federal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, iu ka bërë thirre qytetarëve të tregojnë kujdes…

Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, vetëm bashkë fitojmë dhe ecim përpara (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar…

Tigani ju është djegur dhe gjithçka është ngjitur? Këto truke e pastrojnë pa fërkim

Metoda të thjeshta me përbërës që i keni në shtëpi, që heqin djegien dhe yndyrën…

Avokati i Popullit: Pensionistët kategoria më e diskriminuar në Kosovë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vënë në dukje vështirësitë e shumta që përballen pensionistët…

Rrahman Rama: Takim i mrekullueshëm me veteranët e UÇK-së, s’do ti dëshpëroj asnjëherë

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama shkroi për takimet e ditës së djeshme, e…