Elseid Hysaj: Cilido klub që dëshiron të më blejë duhet t’ia paguajë këto para Napolit
Elseid Hysaj ka klauzolë prej 50 milionë euro
Mbrojtësi shqiptar po kalon formë të mrekullueshme te Napoli, ndërsa për të kanë shprehur interesim shumë klube të njohura nga Evropa, duke përfshirë këtu edhe gjigantin anglez, Manchester United, tranmeton Periskopi.
“Kam klauzolë largimi në kontratën time që vlen 50 milionë euro, prandaj çdokush që dëshiron të më blejë e dinë se duhet të shkojë te Napoli me atë shumë parash. Kjo është një çmim i mirë për t’u vlerësuar,” ka thënë Hysaj për Footballitalia.
Jam i lumtur me interesimin e klubeve të mëdha për mua, dhe kjo më shtyn që të punojë edhe më shumë. Por, momentalisht jam i koncentruar te Napoli”, është shprehur Hysaj në konferencë për media,”. /Periskopi/



