Elvana Gjata në Grammy, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për veshjen e saj (Foto)
Disa faqe ndërkombëtare e kanë vlerësuar Elvanën për veshjen e guximshme, por E!Online e ka quajtur veshjen e saj ‘të tmerrshme’ për shkak të rëndesës që ka në pjesën e sipërme.
Këngëtarja ka guxuar shumë me veshjen e saj në këtë event të rëndësishëm. Kur të gjithë mundohen të ekspozojnë sa më shumë format trupore, ajo është shfaqur me një fustan golf asimetrik, i gjatë mbas dhe i shkurtër përpara. Për grimin e saj është kujdesur grimieri i Kylie Jenner. Pavarësisht komenteve, ajo ia ka dalë të jetë në një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës botërore.






