Elvana Gjata publikon këngën në bashkëpunim me DJ e njohur botëror (Video)

Elvana Gjata publikon këngën në bashkëpunim me DJ e njohur botëror (Video)

Njëri nga zërat më të fuqishëm në muzikën shqiptare padyshim se mbetet Elvana Gjata.

Krijimtaria e saj muzikore arriti që të lë gjurmë kudo që ajo ka qenë e pranishme. Edhe pse qëndroj pak larg nga mediet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me botën e showbizit, ajo asnjëherë nuk u ndal duke punuar.

Sot, Indeksonline u sjell ekskluzivisht prodhimin më të ri të Elvanës në bashkëpunim me DJ-David Guetta.

‘FOREVER IS OVER’ është kënga më e re e Elvanës e realizuar nga një prej producentëve më të mirë botërore, Poo Bear, i cili ndër të tjerash ka arritur të realizojë kompozime fantastike për artistët e tillë si  si Justin Beaber, J.Balvin, Steven Tyler, Sam Smith etj, Elvana tashmë është bërë gati për të mahnitur gjithë botën me krijimin e saj më të ri.

Kënga ‘FOREVER IS OVER’ ka një realizim të mrekullueshëm i arritur nga një ekip e tërë , që kanë mundësuar që kënga të jetë sa më e përkryer.

Duhet përkujtuar që Elvana Gjata gjithnjë ka krijuar këngë me përmbajtje të bujshme artistike, i ka dhënë jetë çdo krijimi si dhe ka bërë që fansat e saj t’i jenë besnik punës të cilën e ka bërë.

Për më tepër nga e gjithë kjo mund të ndiqni këngën dhe klipin më të ri të këngëtares:

Shpërndaje në: