Elvana Gjata sapo publikoi këngën e re (VIDEO)

Elvana Gjata sapo publikoi këngën e re (VIDEO)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka publikuar ditën e sotme këngën e saj më të re.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Elvana ka lajmëruar fansat e saj se këngën mund ta gjeni në kanalin e “Youtube”. Projekti i ri vjen në një bashkëpunim me reperin amerikan TY Dolla $ign.

https://www.instagram.com/p/BhOaMYDFQ3m/?taken-by=elvanagjataaaa

Kënga titullohet “Off Guard” dhe që në momentin e parë ka marrë më shumë se 7 mijë klikime. Mesa duket fansat kanë mbetur të befasuar nga kjo këngë dhe e kanë komplimetuar këngëtaren shqiptare për klipin.

Ndryshe nga klipet e saj të mëparshëm ky është një projekt shumë ndryshe që vjen i punuar nga një producent amerikan, Poo Bear.

Ndërkohë fansat shqiptarë të Kosovës i kanë vënë në dukje Elvanës se kënga e saj nuk mund të hapet në Kosovë.

Pas komenteve të fansave ka reaguar edhe Elvana nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku sqaron se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.

https://www.instagram.com/p/BhOfj7WlfBI/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në: